Xhudo mund të na sjell medalje edhe këtë fundjavë
Krahas pjesëmarrjes së parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018, edhe muaji shkurt mund t’i sjell vendit tonë medalje.
Janë xhudistët tanë të cilët nesër dhe pasnesër do të garojnë në Grand Slamin e Parisit.
Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova, të cilët fituan medalje muajin e kaluar në Grand Prixin e Tunizisë, synojnë që të njëjtin sukses ta përsëritin edhe në Paris.
Distria, në kategorinë -52 kg, rrethin e parë e kalon pa luftë, kurse në të dytin e pret fituesin e çiftit Perevsuren – Rubinstein.
Edhe Nora Gjakova, por në kategorinë -57 kg, rrethin e parë e kalon pa luftë, derisa në të dytin e pret fituesen e çiftit, Kim – Benarroche.
Akil Gjakova në kategorinë -73 kg, rrethin e parë e kalon po ashtu pa luftë, ndërsa në të dytin takohet me tunizianin, Moussa San.
Në Grand Slam marrin pjesë xhudistët më të mirë. /Telegrafi/