Site icon Telegrafi

Xhudo, Cena në Kampionatin Botëror

Ai është përfaqësues i klubit të xhudos “Polici” nga Prishtina dhe i vetmi garues nga Kosova.

“Unë marrë pjesë këtë vit për herë të parë, pasi që Federata e Xhudos është pranuar me të drejta të plota”.

“Vitin e kaluar në Kampionatin Botëror të mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë kam qenë i dyti në botë. Këtë radhë shpresoj që të bëhem kampion bote edhe pse konkurrenca është më e fortë se vjet, pasi në këtë garë kanë ardhur garuesit e të katër kontinenteve. Andaj të shtunën do të zhvillohen luftërat e forta”.

“Unë do të marrë pjesë në kategorinë -66 kg në M4, pra grupmoshat (45-49 vjeç). Tani do të luftoj nën flamurin e Kosovës për herë të parë dhe emocionet nuk mungojnë. Shpresoj që nesër të intonohet himni i Kosovës. Ne fund dua të falënderoj, Policinë e Kosovës që më ka mundësuar të jem përfaqësues i Policisë së Kosovës”, është shprehur Cena për gazetën Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version