Telegrafi

Xhudistja Sahin braktis Turqinë për Kosovën

Kosova pritet të përfaqësohet nga një xhudiste e rangut të lartë.

Bëhet fjalë për Ebru Sahinin, e cila tashmë ka bërë kërkesë zyrtare për ta përfaqësuar Kosovën.

Xhudistja turke do t’i sjell një freski dhe një mundësi më shumë Kosovës për medalje pasi që përfaqësuesja jonë nuk ka garuese në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Turkja suksesin më të madh e arriti në vitin 2015, kur fitoi medaljen e argjendtë të Lojërave Evropiane në Baku.

Shahin përmes një letre më herët këtë muaj i është drejtuar Federatës së Xhudos së Kosovës, e cila ka dërguar dokumentacionin e xhudistes në Komitetin Olimpik të Kosovës, që do të angazhohet për nënshtetësinë kosovare që ta merr turkja. /Telegrafi/