Francezi Teddy Riner të premten konfirmoi se është një nga xhudistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe në Lojërat Olimpike në Paris 2024 ende po flitet shumë për skandalin e paprecedentë që ndodhi në çerekfinale.
Përkatësisht, Riner pati një luftë të ashpër kundër gjeorgjianit Guram Tushishvili, të cilin e mposhti me ipon.
Pas kësaj, Tushishvili u tërbua plotësisht dhe sulmoi Rinerin dhe e hodhi në dysheme.
Edhe komentuesit e Eurosport u tronditën dhe gjeorgjiani u përjashtua menjëherë nga turneu.
𝐋𝐄 𝐏𝐀𝐓𝐑𝐎𝐍. Teddy Riner se rassure avec un ippon, et fait monter la température suite à cette fin de combat (très, très, très) tendue face à Guram Tushishvili 🥵#Paris2024, c’est à suivre sur Eurosport via Max, Canal+ et nos autres partenaires pic.twitter.com/ojUnJVUE6J
— Eurosport France (@Eurosport_FR) August 2, 2024
Në të njëjtën kohë, ai humbi mundësinë për të fituar medaljen e bronztë përmes repesazhit, si dhe u pezullua nga turneu ekipor që do të mbahet sot në Paris.
Kujtojmë se Riner fitoi medaljen e katërt të artë olimpike dhe kështu u bë xhudisti i parë që e bën këtë gjë.
C’est sûrement un hasard si ça coupe pile au moment où Teddy Riner sort le drapeau indépendantiste de la Guadeloupe, hein.pic.twitter.com/ZgyjPIqtzD
— Marcel (@realmarcel1) August 2, 2024
Në meçin final në kategorinë mbi 100 kilogramë, Riner mposhti edhe kampionin korean të botës Kim Min-jong me ippon para publikut vendas, ku ai në fund u përshëndet nga presidenti Emanuel Macron. /Telegrafi/