Telegrafi

Xhudistët Lorian Hyseni dhe Vlera Gashi stolisen me medalje të artë në Shkodër

Në Shkodër është mbajtur turneu ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në të cilin morën pjesë Kosova, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Serbia dhe Shqipëria.

Klubi i xhudos Kastrioti, nga Ferizaj mori pjesë me 17 garues, ku 13 prej tyre arritën të stolisen me medalje, njofton RTK.

Me medaljen e artë u stolisen Lorian Hyseni dhe Vlera Gashi. Me medaljen e argjendtë u stolisën Sharr Veliu, Ermir Bytyqi, Euron Nazifi, Erza Sadriu, Medina Bunjaku, Leonat Qerimi dhe Korab Sadriu.

Me medaljen e bronzte u stolisen Etnik Hyseni, Maldit Mustafa, Erion Sallahu dhe Leart Bibaj.

Klubi i xhudos Kastrioti nga Ferizaj javën tjetër do të marrë pjesë në turneun “Mioki Open” që do të mbahet në Shkup.