Site icon Telegrafi

Xhudistët kosovarë përfunduan me sukses përgatitjet në Podçetertek

Xhudistët kosovarë kanë përfunduar me sukses përgatitjet në Podçetertek të Sllovenisë.

Përpos Kosovës, në këtë kamp përgatitor morën pjesë edhe Sllovenia, Polonia, Çekia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Nga Kosova morën pjesë këta garues: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Dardan Cena, Anes Veseli, Rios Kuka, Blin Kuka, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Dëbora Gjakova, Fatjona Kasapi, Muhamedin Veseli dhe Kukë Kuka.

Atje prezent ishte trajneri dhe selektori Driton Kuka, si dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.

“Përgatitjet kishin sukses, kaluan mirë dhe pa lëndime, garuesit po përgatiten për sfidat që i presin këtë vit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos.

Exit mobile version