Këtë fundjavë më 21 dhe 22 qershor në Budapest të Hungarisë do të mbahet Kupa Botërore – Grand Prix për senior. Në këtë garë janë lajmëruar 475 xhudistë nga 56 shtete të ndryshme.
“Kjo do të jetë gara e parë për xhudistët kosovarë, ku do të fillojnë mbledhjen e pikëve olimpike, për tu kualifikuar në lojërat olimpike, Rio 2016”, thuhet në një njoftim të Federatës së xhudos së Kosovës (FXHK).
Reprezentacioni i Kosovës, në Budapest do të paraqitet me katër garues: Distria Krasniqi (48 kg), Majlinda Kelmendi (52 Kg), Nora Gjakova (57 Kg) dhe Akil Gjakova (66 Kg). /Sporti1/Telegrafi/