Ekipi i Kosovës në xhudo në Kampionatin Ballkanik për Senior që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës, arritën të stolisen me dy medalje të arta, dy të argjendta, një të bronztë dhe një vend të pestë.
Ekipi i Kosovës në xhudo në Kampionatin Ballkanik për Senior që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës, arritën të stolisen me dy medalje të arta, dy të argjendta, një të bronztë dhe një vend të 5-të.
Flaka Loxha dhe Dëbora Gjakova fituan sot medaljet e arta, Erza Muminoviq e Dardan Cena të argjendta, Muhamedin Veseli doli i bronztë, Anes Veseli zuri vendin e pestë.
Loris Sharapolli mbeti pa plasman, por ai fitoi dy ndeshje e dy i humbi. Edhe Dion Sharapolli mbeti pa plasman, por fitoi një ndeshje ndërsa dy tjera i humbi./Telegrafi/