Site icon Telegrafi

Xhoxhaj, ndër boksierët më të mirë në botë

Xhoxhaj është i ftuar që të marrë pjesë në kampin e boksierëve më të mirë botëror në Almaty të Kazakistanit, i cili mbahet nga data 27 shtator deri më 27 tetor, raporton Express.

Në këtë kamp Xhoxhaj do të vëzhgohet nga trajnerët më të mirë botëror, të cilët do të përzgjedhinekipin e boksierëve më të mirë për garat që i organizon AIBA.

“Përzgjedhja e Xhoxhajt nga AIBA nënkupton edhe një arritje e madhe për boksin tonë. Boksi ynë po fiton një reputacion të madh dhe kjo e tëra me punën që po bëjmë si federatë, por edhe me cilësinë që dëshmojnë boksierët tanë në turnetë ndërkombëtare dhe Kampionate evropiane e botërore”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës (FboxK).

Ndërkohë, në Almaty më 11 tetor do të fillojë edhe Kampionati Botëror për senior, që zgjatë deri më 27 tetor.

Përveç Xhoxhaj që është i përzgjedhur nga AIBA, Kosova do të përfaqësohet edhe nga dy boksierët që do të përzgjedhin nga përzgjedhësi Xhevdet Peci.

“Kjo përzgjedhje do të ndodhë menjëherë pas Stambollit ku mbahet turneu më i madh ndërkombëtar “Ahmet Comert” që zhvillohet nga 3-8 shtator”, thuhet në njoftimin e FboxK-së. /Telegrafi/
 

Exit mobile version