Telegrafi

Xhoxhaj fiton në rrethin e parë të Kampionatit Botëror

Në rrethin e parë, ai e ka mposhtur boksierin nga Republika Dominikane, Berroa Lugo Joaquin, me vendimin unanim të gjyqtarëve 21-18.

Boksieri nga republika Dominikane ishte në përparësi minimale pas dy raundeve të para, për shkak edhe të një qortimi publik të Xhoxhajt, mirëpo boksieri ynë në raundin final filloi t’i jepte seri të njëpasnjëshme me goditje të pastra kundërshtarit dhe vazhdoi kështu derisa ra gongu për përfundimin e meçit.

Në fund kjo iu shpërblye me fitore që është e para në përgjithësi për shtetin e Kosovës në këtë sport, meqenëse është edhe pjesëmarrja e parë e Kosovës si shtet i pavarur në një kampionat botëror.

Xhoxhaj në kuadër të rrethit të dytë do të ndeshet me boksierin anglez, Woodall Steed. /Telegrafi/