Site icon Telegrafi

Xhoxhaj fitoi, Zeqiri e Gashi pësuan humbje

Boksieri i cili u përgatit nga të përzgjedhurit e gjithë botës nga Federata botërore e boksit amator, AIBA, Armend Xhoxhaj është i vetmi ndër përfaqësuesit e Kosovës që do të vazhdojë pjesëmarrjen në botërorin që po mbahet në Almaty të Kazakistanit.

Boksieri nga Prizreni arriti fitoren e parë në kategorinë deri 81 kilogram, të dielën, ndaj bullgarit, Radoslav Pantaleev me rezultatin 3:0. Pantaliev ka qenë fitues i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sfidat për të nuk kanë të ndalur ai në xhiron e dytë ndeshet me kazakun, Adilbek Nijazmbetov i cili veç se është i pari në ranglistën e AIBA-së, do të ketë edhe përkrahjen e madhe nga tribunat. Dueli i Xhoxhajt me kazakun është i vlefshëm për kualifikim në çerekfinale.

Dy boksierët e tjerë, Liridon Zeqiri e Arian Gashi pësuan humbje në xhiro të dytë të kategorive të tyre.

Zeqiri u mposht nga italiani Domenico Valentino, kurse Gashi nga kanadezi Custio Clayton.

Botërori i boksit amator për seniorë, që përfundon më 26 tetor në Kazakistan, është paraqitja e parë e Kosovës si shtet. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version