Boksieri kosovar pësoi humbje sot në të tetën e finales nga boksieri kazak Niyazambetov Abilbek, në kategorinë deri 81 kilogramë.
Federata e Boksit të Kosovës njofton se Xhoxhaj hyri në këtë meç i lënduar në hundë, të cilin lëndim e kishte pësuar gjatë meçit ndaj bullgarit Panadelev.
Boksieri nga Kazakistani në fund fitoi me rezultat unanim 3-0, ndërsa Xhoxhaj, përkundër humbjes, do të përkujtohet për arritjet e tij.
FboxK mburret me trimërinë dhe boksin që treguan djelmoshat kosovarë në këtë eveniment, ku ishin pjesëmarrës plot 112 shtete me 576 boksierë.
Delegacioni i Kosovës do të kthehet në atdhe më 27 tetor, ndërsa Botërori do të përfundojë më 26 tetor. /Express/Telegrafi/