Xhoxhaj e ka detyruar boksierin kundërshtar që ta dorëzonte luftën në meçin e dytë. Kampioni i Kosovës në Boks me ftesën e Federatës së Boksit të Malit të Zi e ka përfaqësuar klubin e boksit Podgorica.
Drejtësinë në këtë meç e ka ndarë gjyqtari Latif Demolli, i cili është vlerësuar me notë të lartë.
Ndërkohë kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, ka pasur takime me drejtuesit e Euroligës, me ç’rast ka kërkuar që nga viti i ardhshëm Kosova të jetë pjesëmarrëse me klube. /Epokaere/Telegrafi/