Telegrafi

Xholev thotë se janë pajtuar me Pançevskin

Kryetari i posazgjedhur i Gjykatës penale në Maqedoni, Ivan Xholev thotë se janë pajtuar me ish-kryetarin e këtij institucioni, Vlladimir Pançevski.

Ai gjithashtu tha se nuk do të lejojë që të ketë ndikim të politikës në institucionin që ai e drejton prej sot, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Do të ketë ndryshime, do të ketë edhe ri-strukturim të gjykatësve por premtoj se gjykatat nuk do të pranojnë që të ketë ndikim nga jashtë ose nga politika” ishte betimi i kryetarit të Gjykatës Penale të Maqedonisë. /Telegrafi/