Site icon Telegrafi

Xholev: Nuk ka revanshizën në vendimin për sistemim të Pançevskit në sektorin për kundërvajtje

Kryetari i ri i Gjykatës Penale, Ivan Xholev tha se sistemimi i ish kryetarit të gjykatës, Vlladimir Pançevski në sektorin për kundërvajtje nuk ka të bëjë me revanshizëm. Njëra nga arsyet është distancimi i Paçevskit nga lëndët e PSP-së sepse në një sërë deklaratash ai ka dalur kundër Prokurorisë së kryesuar nga Katica Janeva, ndërsa proceset gjyqësore të incuara nga PSP-ja janë në vazhdim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Vlladimir Pançevski sistemohet në sektorin për kundërvajtje

Shkaku i dytë, siç thotë Xholev është se një pjesë e gjykatësve që ishin caktuar nga vende tjera të gjykojnë në Gjykatën penale, sektori për kundërvajtje janë kthyer në gjykatat amë dhe kanë mbetur mbi 3.000 lëndë të kundërvajtjes mbi të cilat duhet të punohet, pasi që sipas kryetarit të ri ekziston rrezikut të klasifikohen si lëndë të vjetruara.

“Vendimi aspak nuk ka të bëjë me revanshizëm. Thjeshtë, kushtet në Gjykatë janë ndryshuar. Mungojnë shumë gjykatës në sektorin për kundërvajtje, por vendimi ka të bëjë edhe me anshmërinë e Pançevskit, që vlerësoj se është pengesë të mbetet në sektorin e deritanishëm”, tha Xholev për ‘Makfaks’. Vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi dhe gjykatësi Pançevski ka të drejtë anikimi në Gjykatën supreme në afat prej 3 ditësh./Telegrafi/

Exit mobile version