Telegrafi

Xholev: Bukuria e Gjykatës Penale do të vijë nga brenda

Bukuria e Gjykatës Penale do të vijë nga brenda, porositi kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Ivan Xholev, në hapjen e objektit të ri të Gjykatës Penale. Xholev deklaroi se pret që ndryshojë perceptimi i qytetarëve për drejtësinë dhe gjykatat në vend dhe gjykatat të bëhen garantues i drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pjesa e jashtme e ndërtesës ishte gati në vitin 2013. Persona të ndryshëm kishin mendime të ndryshme për pamjen e jashtme, dikujt i pëlqente, dikush e kritikonte. Kur bëhet fjalë për bukurinë e objektit të ri, do të bëj një krahasim me njeriun. Personalisht besoj se bukuria vjen nga brenda, jo nga jashtë. Sikur te njerëzit, ashtu edhe tek Gjykata Penale, bukuria do të krijohet nga brenda, ndërsa do ta krijojmë ne, punonjësit e Gjykatës”, tha Xholev./Telegrafi/