Telegrafi

Xhirot e shpejta të Bugatti Veyron të modifikuar, iu gërryhen rrotat në tërësi (Video)

Në Veyronin e 1,000 kuajfuqive është vënë sistemi RWD, që lë mundësinë që të makina tërheqë me rrotat e pasme

Kemi parë shumë modifikime, por në këtë rast kemi të bëjmë me përforcimin e një makinë, që bën pjesë në nivelin e makinave më të shpejta, transmeton Telegrafi.

Bugatti Veyron i ‘ngadaltë’, që prodhon vetëm 1,000 kuajfuqi dhe ka peshë totale prej 1,959 kilogramë, është konvertuar në RwD, apo sistemit të tërheqjes me rrotat e pasme.

Pos ndryshimit të sistemit qarkullues, është dashur t’i zëvendësohen rrotat, disqet dhe frenat, në mënyrë që të adoptohet sa më mirë. Prej minutës së 12-të, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni xhirot e shpejta që ka bërë ky Bugatti, si dhe gjendjen në të cilën mbetën rrotat e gërryera për asfalti. /Telegrafi/