Telegrafi

Xhiroja e tretë e Ligës së Parë në basketboll dhuroi sfida interesante

(Foto: basketbolli.com)

Është zhvilluar xhiroja e tretë në Ligën e Parë, ku kishte disa ndeshje mjaft interesante.

Derbi është zhvilluar ndërmjet AS Prishtinës dhe Istogut, ku fitore shënuan prishtinasit me rezultat 75-69. AS Prishtina ka tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara, kurse Istogu një fitore dhe një humbje.

Me fitore ka vazhduar edhe Marigona Hill Prishtina, që ka mundur Megasport me shifrat 52-70. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Marigona Hill Prishtinën, kurse Megasport ka një fitore dhe dy humbje.

Fitore ka shënuar edhe RC Cola Drita ndaj Lipjanit me rezultat 70:100. Gjilanasit pas humbjes nga AS Prishtina kanë regjistruar dy fitore, kurse lipjanasit, që edicionin e kaluar garuan në Superligë, kanë tri humbje në tri ndeshje deri më tani.

Edhe Feronikeli, që edicionin e kaluar garoi në Superligë, ka pësuar humbje nga Vushtrria me shifrat 86-79. Vushtrriasit kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa skuadra nga Drenasi një fitore dhe një humbje.

Në sfidën e fundit New Basket ka mundur Prishtinën e Re me rezultat 76-64. Për New Basket kjo ishte fitorja e parë, kurse humbja tretë radhazi për Prishtinën e Re.