Telegrafi

Xhiroja e tetë në Raiffeisen Superligë

Lideri i tabelës, Flamurtari, pret skuadrën e fundit në renditje, Gjilanin, mirëpo sigurisht se do të ketë punë të vështirë për t’u rikthyer tek fitorja pas humbjes në Merdar, ndërkohë që skuadra gjilanase nga ndeshja në ndeshje po tregohet skuadër më kompakte.

Kampioni në fuqi, Prishtina, pas fitores së fundjavës në kryeqytet do të udhëtojë në Skenderaj, ku e pret ballafaqimi me Drenicën, me synimin për të nxjerrë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje dhe për të lënë prapa serinë e rezultateve negative.

Lojë interesante pritet edhe në Kastriot, ku KEK-u synon të mposht Trepçën që ka mbetur pa trajner. Mbrëmë trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu, ka dhënë dorëheqje si pasojë e dënimit që ka shqiptuar kryesia e klubit ndaj futbollistëve, pas humbjes ndaj Ferizajt në fundjavë.

Ndeshje interesante pritet të shihen edhe nga përballjet Vëllaznimi-Kosova (V) dhe Besa-Hysi. /rtk/telegrafi/

Ndeshjet që do të zhvillohet këtë mesjavë në Raiffeisen Superliga:

Vëllaznimi-Kosova (V)
Ferizaj-Liria
KEK-u – Trepça
Flamurtari – Gjilani
Besa – Hysi
Drenica – Prishtina