“Elaphe quatuorlineata” mund të jetë gjarpri më i madh në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. Ai arrin deri në 2,5 m gjatësi, por nuk përjashtohen edhe ekzemplarë më të mëdhenj.
Kjo video u dërgua sot prej një vizitori (gjahtar italian) dhe u publikua nga “Parku”. Gjarpri është parë para disa ditësh. Ai ushqehet me brejtës të vegjël, vezë apo edhe zogj që i rrëmben nga foletë, ndonjë hardhuce etj. Është specie me një popullatë në rënie për shkak të humbjes së habitateve të tij.
Edhe pse një zvarranik, ky lloj gjarpri mbrohet nga Konventa e Bernës, pasi është e cituar në “Direktivën e Habitateve” si specie me interes ndërkombëtar dhe për ruajtjen e tij kërkohet dizenjim i zonës speciale dhe konservacion, si dhe kërkohet një mbrojtje rigoroze.
Mendohet që ky lloj reptili jeton rreth një shekull dhe në moshën e avancuar në koke i shfaqen edhe pupla në kokë. Vendasit e quajnë “qingj kali”. Nuk është i rrezikshëm për njeriun.
Ekzemplari ynë, sipas atij që e ka parë, i kalonte 2.5 metrat. /mapo/