Telegrafi

Xhirohet film për Audrey Hepburn, Rooney Mara do ta portretizojë aktoren legjendare

(Fotomontazh: The Guardian)

Aktorja legjendare, Audrey Hepburn, konsiderohet ndër femrat më të bukura të ‘Periudhës së Artë’ të Hollywoodit dhe është frymëzim i përhershëm ndër shumë femra, kurse tani do të xhirohet edhe një film për jetën e saj.

Megjithëse detajet e projektit nuk janë bërë të ditura, regjinë do ta bëjë Luca Guadagnino, skenarin Michael Mitnick, derisa Apple Studio do ta mbështetë gjithë projektin.

Rolin e Hepburn do ta portretizojë aktorja Rooney Mara, e cila u bë e njohur me rolet në “The Girl With the Dragon Tattoo” e “Carol”, ndërsa për këtë të fundit u nominua për Oscar në rol dytësor.

Duke iu falënderuar rolit në filmin “Breakfast at Tiffany’s” dhe pastaj në filmat “Roman Holiday” e “My Fair Lady”, Audrey Hepburn shumë shpejt u bë ndër aktoret më të paguara të kohës së saj.

Pas fitimit të çmimeve Emmy, Grammy, Oscar e Tony, ajo mori statusin ‘EGOT’, ndërsa ka marrë edhe mirënjohje të shumta për angazhimin e saj humanitar.

Ka qenë e njohur për shijen e saj të modës që akoma edhe sot shërben si frymëzim për femrat anekënd botës. Sekreti i dukjes së saj qëndronte në mënyrën e shëndetshme të jetesës.

Hepburn vdiq në vitin 1993 në moshën 63 vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër nga kanceri i apendiksit. /Telegrafi/