Telegrafi

Xhiro e tetë në Albi Mall Superligë mbyllet sot me ndeshjen Ferizaj – Ballkani

Janë zhvilluar katër ndeshje të xhiros së tetë në Albi Mall Superligë, derisa sot mbyllet kjo xhiro me duelin Ferizaj – Ballkani.

Ferizajasit nuk dinë për humbje në katër sfidat e fundit ku kanë marrë tri barazime dhe një fitore.

Në anën tjetër Ballkani ka zhvilluar vetëm katër ndeshje këtë sezon dhe ka tri fitore e një disfatë.

Vendasit duan të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe synojnë ta befasojnë kampionin në fuqi të Kosovës.

Ndërkohë suharekasit pas humbjes nga Drita në javën e kaluar, synojnë që të rikthehen te rezultatet pozitive në Superligë.

Dueli mes Ferizajt dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 15:00 dhe gjykohet nga Genc Nuza. /Telegrafi/