Janë zhvilluar katër ndeshje të xhiros së tetë në Albi Mall Superligë, derisa sot mbyllet kjo xhiro me duelin Ferizaj – Ballkani.
Ferizajasit nuk dinë për humbje në katër sfidat e fundit ku kanë marrë tri barazime dhe një fitore.
Në anën tjetër Ballkani ka zhvilluar vetëm katër ndeshje këtë sezon dhe ka tri fitore e një disfatë.
Vendasit duan të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe synojnë ta befasojnë kampionin në fuqi të Kosovës.
Ndërkohë suharekasit pas humbjes nga Drita në javën e kaluar, synojnë që të rikthehen te rezultatet pozitive në Superligë.
Dueli mes Ferizajt dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 15:00 dhe gjykohet nga Genc Nuza. /Telegrafi/