Xhiroja e shtatë në Ligën e Parë të meshkujve do të sjellë disa ndeshje interesante.
Takimi i parë zhvillohet ndërmjet New Basket dhe Istogut, që është shumë interesant. Prizrenasit kanë katër fitore e dy humbje, ndërsa istogasit tri fitore e dy humbje dhe pritet një sfidë rivalizuese deri në fund.
Ndeshja e dytë e kësaj xhiro zhvillohet mes skuadrave prishtinase, Marigona Hill Prishtina dhe Prishtina e Re. Marigona Hill ka një fitore e katër humbje, kurse Prishtina e Re dy fitore e katër humbje.
Liderja e Ligës së Parë, Bora, do të sfidohet nga Gjakova e Re. Prishtinasit kanë pesë fitore e një humbje, kurse skuadra gjakovare ka dy fitore e tri humbje.
Vushtrria që ka katër fitore e një humbje do të ndeshet me AS Prishtinën, që ka pesë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në këtë rang garash.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet mes Borea-s dhe Dritës. Pejanët kanë tri fitore e tri humbje, ndërsa gjilanasit katër fitore e një humbje.
Liga e Parë-Java 7
E hënë
18:30 New Basket – Istogu
20:30 Marigona Hill Prishtina – Prishtina e Re
21:00 Gjakova e Re – Bora
E martë
20:30 Vushtrria – AS Prishtina
E mërkurë
18:30 Borea – Drita