Telegrafi

Xhiro e fundit në Bundesliga nuk e vendosi vetëm titullin – këto janë ekipet që do të luajnë garat evropiane dhe ato që zbritën një kategori më poshtë

Xhiro e 34-të në Bundesliga ka qenë e jashtëzakonshme, me titullin e kampionit që është vendosur në minutat e fundit, ku Bayern Munich mori kurorën e më të mirit për herë të 11-të me radhë.

Një gol i Jamal Musiala në minutën e 89-të i dha fitoren Bayern Munichut ndaj Klon (2-1), ndërsa Borussia Dortmund që me fitore shpallej kampion, ngeci ndaj Mainz në shtëpi, duke barazuara me rezultat 2-2.

Me të drejtë lojtarët e Bayern Munich bën festë të madhe, pasi sezoni i tyre ishte drejt dështimit, pa asnjë trofe të fituar deri në ato momente.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të luajë në Ligën e Kampionëve, siç dihej edhe më herët.

Por Union Berlini do të luajë për herën e parë në Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti Werder Bremenin në shtëpi me rezultatin 1-0.

Golin i Rani Khedira, në minutën e 81-të të ndeshjes ishte vendimtar. Union Berlini e përfundoi kampionatin në pozitën e katërt me 62 pikë.

Freiburgu pësoi humbje nga Eintracht Frankfurt (2-1) dhe e mbyll sezonin në vendin e pestë.

Vendi i gjashtë shkon për Bayer Leverkusen, që siguruar një biletë për në Ligën e Konferencës edicionin e ardhshëm.

Drama ndodhi në “Red Bull Arena”, aty ku Schalke u mund 4-2 nga Leipzigu dhe edicionin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë.

Schalke mbeti në vendin e parafundit dhe do ta shoqërojë Hertha Berlinin në një kategori më poshtë.

Stuttgart në anën tjetër do të luajë në play-off ndaj vendit të tretë të Bundesliga 2. /Telegrafi/