Java e 26-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet këtë mesjavë.
Të mërkurën janë në program tri ndeshje, ndërsa ditën e enjte tri të tjera.
Skuadra thuajse e rënë nga Superliga, Vushtrria do të jetë nikoqire e liderit aktual Dritës, ndërsa ekipi i fundit në tabelë, Dukagjini i Klinës pret Gjilanin.
Të mërkurën në program është edhe ndeshja shumë interesante në luftën për mbijetesë, ku Trepça ’89 pret Flamurtarin.
E ndeshja kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet ditën e enjte në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.
Feronikeli synon që të vazhdoj me fitore teksa pret Drenicën në Drenas, ndërsa Ballkani do ta vizitoj Ferizajn. /Telegrafi/
Orari i xhiros së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës:
E mërkure:
Vushtrria – Drita
Trepça ‘89 – Flamurtari
Dukagjini – Gjilani
E enjte:
Llapi – Prishtina
Feronikeli – Drenica
Ferizaj – Ballkani
Të gjitha ndeshjet fillojnë̈ nga ora 17:00.