Telegrafi

Xhiro e 21-të në IPKO Superligë solli rekord të golave

Xhiro e 21-të në IPKO Superligë solli ndeshje interesante dhe të forta, por ajo që ra në sy ishte forma e mirë e sulmuesve.

Në këtë xhiro janë shënuar plot 23 gola, më së shumti në këtë kampionat, shkruan Telegrafi.

Ndeshja që kishte më së shumti gola ishte ajo mes Vushtrrisë dhe Dukagjinit që u mbyll 3-3, gjithsej gjashtë.

Po ashtu edhe në ndeshjen Prishtina – Ferizaj kishte shumë gola, gjithsej pesë, pasi përballja u mbyll me rezultat 3-2 për prishtinasit.

11 nga 12 skuadrat arritën të shënojë gola në këtë xhiro, pasi vetëm Drita nuk arriti të tund rrjetën.

Xhiro që kishte më së shumti gola më parë ishte ajo e gjashta, ku ishin shënuar 21 gola.  Tjetër javë që kishte shumë gola ishte edhe ajo e 19-të me 20 gola, që janë edhe të vetmet xhiro që numri i golave shkoi mbi 20-të.

Duket se sulmuesi kanë ngritur nivelin kur kampionati po shkon drejt fundit, ku kanë mbetur për tu zhvilluar edhe 12 xhiro.

/Telegrafi/