Site icon Telegrafi

Xhiro e 19-të në Albi Mall Superligë mbyllet sot, do të luhet vetëm një ndeshje

Sot (e hënë) është në program për t’u zhvilluar vetëm një takim në Albi Mall Superligën e Kosovës në kuadër të xhiros së 19-të. 

Edicioni pranveror i Superligës së Kosovës filloi të premten me dy takime, ku Drita mposhti Malishevën ndërsa Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit. 

Ajo vazhdoi pastaj edhe ditën e shtunë ku në kryeqytet Prishtina luajti baras ndaj Suharekës, ndërsa Gjilani mori tri pikë në Podujevë ndaj Llapit. 

Ndërsa gjatë ditës së sotme, do të luhet edhe dueli përmbyllës i kësaj xhiroje mes Ferizajt dhe Feronikelit. 

Ky takim nuk u luajt të dielën për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Kosovës dhe për këtë arsye do të zhvillohet sot me fillim nga ora 12:00. 

Për Ferizajn kjo ndeshje është tejet e rëndësishme pasi synojnë t’i ikin zonës së barazhit me një fitore eventuale, teksa Feronikeli kërkon të arkëtojë më shumë pikë./Telegrafi/

Exit mobile version