Videoja e postuar më poshtë shfaq bizonët, tek ikin nga Parku Nacional Yellowstone në SHBA. Këto pamje kanë nxitur frikën se super-vullkani, gjë gjendet nën park, është gati për shpërthim.
Por, a ka diçka të vërtet në këtë?
"Kujdes! Bizonët nga Yellowstone po ikin për të shpëtuar”, thuhet videon e postuar në YouTube, ku shihen këto shtazë të mëdha tek vrapojnë në rrugë. Videoja shpejtë u bë virale, duke mbledh shumë komente, në mesin e të cilave edhe ato se këto shtazë ndjenjë se po vjen diçka vdekjeprurëse.
“Super-vullkani në Yellowstone është e vetmja gjë që mund të jetë fatale”, thotë një anëtar i një komuniteti në internet, raporton portalin Independent.
Por, a është ky super-vullkan aq i tmerrshëm?
Teorikisht është i tmerrshëm. Në të kaluarën ato ishin përgjegjëse për shfarosjet masive. Super-vullkani në Yellowstone është shumë aktiv. Ajo ka hapësira të mëdha me magmë dhe shpërthen për çdo 700 mijë vjet. Shpërthimi i fundit i madhe ishte para disa 640 mijë viteve. Thuhet se shpërthimi i ndodhur para 2.1 milionë viteve ka shfarosur mijëra kafshë parahistorike dhe se gjysma e Amerikës së Veriut e mbuluar me hi dhe pluhur.
Megjithatë, administrata në Yellowstone thotë se frika është e pajustifikuar dhe se kjo sjellje e bizonëve ka të bëjë me migrimin.
“Ne kemi bizonë, drerë dhe kafshë të tjera të cilat kanë lëvizur kohët e fundit përtej kufijve të parkut”, thotë zëdhënësi i parkut, Al Nash, transmeton Telegrafi. "Ata e bëjnë këtë çdo dimër, në kërkim të ushqimit. Kur bora shkrihet dhe çdo gjë fillon të gjelbërohet, kafshët do të kthehen në park. Megjithatë, parku është goditur me disa tërmete kohëve të fundit, por që janë në kufijtë normalë sizmikë”.
Por, për të prirët për panik, këto tërmete që ndodhin në kohën e migrimit të bizonëve janë edhe një “dëshmi” se Yellowstone është në prag të “shpërthimit”. Sipas tyre, fjala është për shqisën e gjashtë që e kanë shtazët e me të cilat ato “detektojnë” ngjarjet kataklizmike. /Telegrafi/