Site icon Telegrafi

Xhirimi që mund t’jua gërdisë ushqimin e shpejtë! (Video)

Fotografitë e hamburgerëve që mbijetojnë pavarësisht fatkeqësive, shpesh paraqiten në rrjetet sociale duke treguar se “plastika” e ushqimit të shpejtë nuk ka asnjë vlerë ushqyese. Se sa hamburgerët janë të “pamposhtur”, tregon ky eksperiment.

Një person ka ngrohur bakrin në 1085 gradë Celsius dhe pastaj e ka derdhur mbi hamburger, transmeton Telegrafi.

Në fillim të videos, autori ka sqaruar se ngrohja e metalit mund të jetë shumë e rrezikshme, sidomos kur bëhet fjalë për temperatura ekstreme si kjo.

Edhe pse mund të prisnit që hamburgeri në kontakt me metalin do të shpërbëhej për disa sekonda, ai nuk dorëzohej lehtë. Kështu, u nevojitën disa sekonda të karbonizohet.

Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/

Exit mobile version