Telegrafi

Xhirimi që dëshmon diçka që nuk do(ni) ta besoni: Virgjëria është trillim! (Video)

"Saktësisht, virgjëria nuk ekziston. Kjo është një pjellë e shoqërisë së keqe në dëm të femrave”, thuhet në videon që po përhapet në formë virale, transmeton Telegrafi.

Në video shpjegohet ajo që fëmijët duhet ta mësojnë në klasë të biologjisë, por që disi harrohet. Aty thuhet se 52 për qind e grave e kanë cipën e virgjërisë të paprekur edhe pas marrëdhënieve të shumta seksuale, ndërsa disa himene janë dëmtuar madje pa pasë kurrë marrëdhënie të tilla.

"Gjendja e himenit nuk duhet të përcaktojë një grua, e himeni po ashtu nuk ka lidhje me virgjërinë. Por, megjithatë, në disa shtete femrat duhet të kenë dëshmi që janë virgjëresha”, thuhet në videon të cilën duhet ta shikoni për të parë se si Upworthy e shkërmoi mitin e virgjërisë. /Telegrafi/

This long-standing myth probably wasn't covered in sex ed. (via Adam Ruins Everything and truTV)

Posted by Upworthy on Friday, January 8, 2016