Alexis Ren njihet për fizikun e saj mahnitës dhe është bërë e famshme si një yll i Instagramit, pasi një pozë me bikini u bë hit në internet.
Modelja nuk i ka lënë asgjë imagjinatës ditën e diel duke bërë një xhirim shumë provokues në kuadër të kalendarit të revistës Love.
E veshur me të brendshme, 21-vjeçarja nuk e lë askënd të qetë me lëvizjet e saja.
Xhirimi i saj është bërë në një palestër boksi, ndërsa bukuroshja ngacmon gjininë e fortë me të pasmet e saj.
Bukuroshja nga Kalifornia ka tërhequr vëmendje të madhe duke e ekspozuar thuajse në tërësi pjesën e pasme teksa i bën disa ulje galiç.
Për të tërhequr akoma më shumë vëmendje, Alexis i ka kushtuar rëndësi edhe pjesës së gjoksit të bujshëm.
Disa nga lëvizjet, ajo i ka bërë si pjesë të disa ushtrimeve që ka zgjedhur t’i bëjë. /Telegrafi/