Emily Ratajkowski është e njohur për fizikun e saj mbresëlënës që e vë në pah sa herë që i jepet mundësia.
Ndërsa këtë fundjavë, modelja e ka ngacmuar sërish imagjinatën e fansave të saj, duke u shfaqur në një video provokuese në kuadër të setit për edicionin e sivjetmë të revistës LOVE.
26-vjeçarja vë në pah anën e saj provokative përmes lëvizjeve që i bën në xhirimin që do të përfshihet në kalendarin e ri të kësaj reviste.
Ajo është e veshur me të brendshme, ndërsa pozicionohet mbi një tavolinë me ushqim.
Mënyra provokuese e ngrënies së shpagetive, padyshim se do të nxisë imagjinatën e gjinisë së fortë.
Emily kujdeset që të luajë me kamerën teksa i vë në pah hiret e saja.
“Më pëlqejnë shumë pastat dhe lyerja me vaj ulliri, më shumë se vet jeta”, është mesazhi i saj.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni xhirimin provokues të bukuroshes. /Telegrafi/