Telegrafi

Xhirimi i ngadalësuar ku tregohet më se miri se çfarë goditje ishte ajo e Wilderit ndaj Breazeale

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/AFP)

Deontay Wilder ka fituar më lehtë se që është pritur meçin ndaj Dominic Breazealen.

Amerikani e ka mposhtur me nokaut bashkëkombësin e tij që në raundin e parë me një goditje të tmerrshme.

Nëpër disa video që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale në xhirim të ngadalësuar, shihet më së miri se çfarë goditje i ka dhënë Wilder Breazealenit.

Të gjithë e njohin goditjen e fuqishme të kampionit të pamposhtur, ndërsa tash më së miri e di Dominic Breazeale.

Lexo po ashtu Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Joshua, është më keq sa që mendoni (Video)

Për Wilderin kjo ishte fitorja e 41-të në karrierë ku 40 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Ndërsa në aspektin e të ardhurave financiare Wilder nuk mbeti aspak keq, ai fitoi nga kjo përballje shumë më shumë se kundërshtari i tij, gjithsesi qëllimi vazhdon të jetë meçi 100 milionësh ndaj Anthony Joshuas./Telegrafi/