Në shikim të parë, duket si ndonjë skenë nga seritë e ‘Aktiviteteve Paranormale’. Por, në fakt është ngjarje e vërtetë, e regjistruar nga kamera e sigurisë.
Në bazë të shkrimit në mur, kuptohet që ai quhet Connor, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje tjera për djaloshin që ngrihet nga gjumi dhe qëndron i balancuar në skaj të mbrojtëses së shtratit, transmeton Telegrafi.
Shumë njerëz e kanë quajtur këtë fëmijë të pushtuar, shkaku i aftësisë për balancim, britmave që lëshon dhe shndritjes së syve.
Ai qan, bërtet dhe kërkon nënën, por askush nuk shfaqet në dhomë.
“Është regjistruar nga kamera e kujdesit në mes të natës… fëmija nuk është lënduar. Ky fëmijë në video nuk është i imi”, është përshkrimi i këtij regjistrimi, që është parë afro tre milion herë. /Telegrafi/