Ndeshja e të hënës mbrëma ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Everton u shoqërua me disa incidente që u bënë kryetemë në mediat sportive.
Spursat fituan me rezultat 1-0, mirëpo zhvilluan 90 minutat më të dobëta që nga rikthimi i futbollit.
Një prej momenteve më të përfolura ndodhi në fund të pjesës së parë, kur portieri Hugo Lloris u konfrontua me bashkëlojtarin Son Heung-min.
Ky reagim dukej si befasi për të gjithë shikuesit, ndërsa xhirimet e Sky Sports treguan se kapiteni u acarua me anësorin jugkorean për shkak të mosangazhimit të mjaftueshëm duke i lejuar Yerry Minas të shkonte përpara dhe më pas rezultoi me goditjen e Richarlison.
Sidoqoftë, dy lojtarët u pajtuan në fund të takimit dhe ndanë një përqafim për kamerat.
Në ndërkohë, trajneri Jose Mourinho ka thënë se arsyeja e kësaj zënke vinte nga ai, pasi që u kishte kërkuar lojtarëve që t’i bënin presin njëri-tjetrit. /Telegrafi/
😳😳😳 pic.twitter.com/XMj91T1lVS
— James John (@JamesJohn2427) July 6, 2020
So this is why Son and Lloris started fighting. Looool 😂😂 pic.twitter.com/7nvHvAaMyF
— James 🇵🇭 (@UtdCinoci) July 6, 2020