Xhirimet e vazhdimit të katërt të filmave “Matrix” në San Francisco i kanë mbajtur zgjuar shumë banorë për shkak të zhurmës së madhe që është shkaktuar.
Ndriçimet e mëdha në qiell nga shpërthimet dhe zhurma e tyre, si edhe së paku pesë helikopterë që kanë fluturuar shumë ulët (rreth 90 metra lartësi) nuk e kanë lejuar qetësinë e zakonshme.
Të shtunën, nga ora 18:00 deri në mesnatë dhe në mëngjesin e të dielës (nga ora 5:00 deri në orën 9:00) kamerat kanë xhiruar vazhdimisht, ndërsa banorët e kanë pasur të vështirë të flenë.
Ikona hollivudiane, Keanu Reeves (që luan rolin kryesor të Neos), thuhet të ketë qenë duke xhiruar, ndërsa ngjarjen e ka përcjellë edhe kryetarja e komunës, London Breed.
Në një video që e ka publikuar Daily Mail shihen dhe dëgjohen shpërthimet e nevojshme për skenat e filmit, si edhe janë parë njerëzit dhe aktorët e përfshirë në xhirime.
“‘Matrix 4’ po krijon një zonë lufte në San Francisco. Helikopterët po fluturojnë shumë poshtë dhe shpërthimet po ndodhin në Market dhe Pine Street”, ka shkruar një qytetar që e ka postuar edhe një video nga xhirimet. /Telegrafi/
Matrix 4 creating a war zone in downtown San Francisco. Super low flying helicopters and explosions right on Market and Pine St. pic.twitter.com/a2dMkUIoNS
— Alberto Tretti (@albertotretti) February 23, 2020
Filming matrix for by my condo #matrix #matrix4 #matrixsanframcisco pic.twitter.com/9bPzSzHNwu
— SkyBobbyTv (@SkyBobbyTv1) February 23, 2020
Early morning filming of the Matrix 4 📽️ Pauline Michiko Tufts https://t.co/xr5BGjuTCy pic.twitter.com/7tkk9i2M0H
— Keanuital (@Keanuital) February 23, 2020