Xhirime interesante janë bërë në kohën e Konferencës e Rambujes, që mëtonte të zgjidhte problemin e Kosovës më 1999.
Në videon e postuar më poshtë, flasin Hashim Thaçi, Bajram Kosumi, Fehmi Agani, Paskal Milo, Arsim Bajrami e diplomatë ndërkombëtarë. Parashikimi i tyre, për marrëveshjen që kishte nënshkruar pala kosovare, ishte se Kosova do të bëhet e pavarur.
Këtë marrëveshje e pati kundërshtuar Albin Kurti e Adem Demaçi.
Në këtë video shihet edhe i ndjeri Dino Asanaj, në rolin e përkthyesit të Hashim Thaçit.