“Sunday Express” ka publikuar një video të çuditshme nga masakra në Nice të Francës. Sipas saj, ka dyshime se autori është kapur i gjallë dhe se nuk është vrarë nga policia.
Zyrtarisht, 31-vjeçari Mohamed Lahouaiej Bouhlel u vra nga Policia, pak minuta pas masakrës që la pas 84 të vrarë dhe më shumë se 200 të plagosur.
Por, kjo video e postuar në “YouTube” tregon një njeri që ka dalë nga kamioni dhe që arrestohet duke u tërhequr zvarrë.
“Sunday Express” hedh dyshime se shërbimet sekrete janë përfshirë në atentatet terroriste të Francës.
https://youtu.be/DMkUTrgPrYE