Site icon Telegrafi

Xhinset më të vjetra në botë shiten për 114 mijë dollarë

Një palë pantallona të meshkujve që zyrtarët e shtëpisë së ankandeve, besojnë të jenë xhinset më të vjetra që u shitën për 114 mijë dollarë.

Xhinset e bardha janë gjetur në një anije të fundosur në vitin 1857, në afërsi të brigjeve të Karolinës së Veriut, transmeton Telegrafi.

Xhinset besohet se i përkisnin një minatori dhe asokohe ishin shitur për një dollarë.

Shitja e tyre është mbajtur në një shtëpi të ankandeve në Reno të Nevadas gjatë 3 dhjetorit.

“Këto xhinse janë si flamuri i parë në hënë, moment historik në historinë tonë”, tha Dwight Manley.

Anija në të cilën u gjetën ishte fundosur nga dy uragane që kishin goditur atë rajon në vitin 1857, ku humbën jetën 425 persona nga 578 sa ishin në atë anije. /Telegrafi/

Exit mobile version