Deri pak kohë më parë xhinset më të popullarizuara ishin xhinset e ngushta, mirëpo kohëve të fundit femrat më së shumti po interesohen për një model tjetër
Fjala është për modelin pak më të rehatshëm i quajtur “Mom Jeans”, i cili na rikujton modelin shumë të njohur të xhinëve “boyfriend”, transmeton Telegrafi.
Marka online Top-shop ka lansuar këtë model që nga viti 2013, mirëpo vetëm tani është rritur shitja e tij nëpërmjet internetit.
Platforma për blerje LikeToKnowlt.com shkruan se sipas hulumtimeve të saj më i kërkuari pikërisht është ky model, me këmbë diç më të gjera deri te pulpat dhe me bel të lartë.
Stili i këtyre xhinseve në të vërtetë imiton modelin e njohur të xhinseve Levis 504 të viteve shtatëdhjetë.
Përparësia e këtij modeli është që përshtatet me shumë stile dhe lehtë kombinohet me pjesë të veshjeve të cilat tashmë i keni në dollap.
/Telegrafi/