Site icon Telegrafi

Xhinset të cilat i bart Megan Fox janë e vetmja konkurrencë e xhinseve të ngushta dhe të gjitha femrat do të dëshirojnë t’i kenë një palë sosh

Përkëdhelin figurën femërore dhe janë moderne

Megan Fox është adhuruese e kombinimeve të veshjeve të rehatshme, mirëpo më së shpeshti zgjedh të bartë xhinse apo tuta në kombinim me fanellat e zakonshme.

Pikërisht në një veshje të tillë është fotografuar në rrugët e Los-Angelesit pasi që nga një supermarket ka shkuar në kafenenë e afërt.

Fanellën e bardhë me pjesë detaje të shpuara e ka kombinuar me xhinse ngjyrë të zezë me këmbë të shkurtra të cilat janë hit absolut tashmë një kohë, transmeton Telegrafi.

Për këto xhinse me prerje të rrafshët dhe këmbë të shkurtuara adhurueset e modës thonë që janë të vetmet të cilat mund t’u bëjnë konkurrencë modeleve të ngushta.

Ky model përkëdhel figurën femërore dhe u rri mirë shumicës së femrave, andaj me siguri në të ardhmen do ta zëvendësojë ky model.

/Telegrafi/

Exit mobile version