Të gjitha femrat duan t’i kenë para pranverës
Nëse ju pëlqen të keni të paktën një veshje sipas modës së fundit, vendosni për një model të ri të xhinseve!
Aktorja me xhaketë të kadifenjtë dhe këmishë të bardhë ka veshur xhinse gri me këmbë të gjera.
Xhinset e ngushta kanë dalë nga moda. Të paktën kështu duket kur shikojmë influencueset që parakalojnë nëpër rrugët e Londrës, Nju-Jorkut dhe Milanos përpara revysë së javës së modës në këto qytete.
Xhinset janë më në modë se kurrë, por zonjat në trend nuk veshin më “skinny jeans”, transmeton Telegrafi.
Në Paris, i cili konsiderohet kryeqyteti i modës botërore, kamerat kanë kapur Olivia Wilde me xhinse ultramoderne që të gjithë do të dëshironin t’i blinin para pranverës!
Aktorja e bukur tregoi të gjitha elementet kryesore të stilit modern.
Si fillim, pantallonat xhins gri të errëta, pothuajse të zeza, me këmbë super të gjera, do të binin deri në dysheme, nëse nuk do të ishin çizmet me platformë të trashë.
Me këto xhinse, aktorja ka veshur një këmishë të bardhë me mëngë shumë të gjata duke u vështruar nga poshtë mëngëve të xhaketës. Një perlë e vërtetë e modës pasi është prej pelushi – një material që do të rikthehet këtë pranverë. Olivia i shtoi të gjithë stilit syze të zeza me korniza paksa “symaceje”.
Çantat e vogla janë “në rënie”, dhe ato të mëdha që përshtaten “krejt dhe gjithçka” po kthehen në modë. Kështu u vesh Olivia për të shkuar në sfilatë, kështu që ajo mban një çantë të madhe të zezë prej lëkure të mbushur me tegela.
Ekspertët këshillojnë që të kombinoni një pjesë të një strukture më solide me xhinse të gjera, njësoj si aktorja – nëse nuk ju pëlqejnë xhaketat, vishni pallto ose të paktën një xhaketë me supet e theksuara qartë.
/Telegrafi/