Dizajnerja e këtyre xhinseve të pazakonshme, Sandra Tanimura, ka deklaruar se frymëzimin për këtë produkt e ka marrë nga vajzat të cilat kanë kërkuar që pantallonat të qëndrojnë sa më poshtë.
“Jemi të specializuar për dizajnimin e xhinseve që qëndrojnë më poshtë belit, mirëpo klientet tona dëshironin që ato të jenë edhe më të lëshuara. Ka qenë vërtetë vështirë për t’i plotësuar këto kërkesa në mënyrë që xhinset mos të bien poshtë. Kështu erdha tek ideja që t’i shfrytëzoj lidhëset e kostumeve të larjes të cilat do t’i mbajnë xhinset të mos bien”, ka treguar dizajnerja.
Edhe pse ky model i xhinseve tashmë ka dalë në shitje në Japoni, nuk janë të gjithë të kënaqur me këtë inovacion. Stilistja Wenda James-Rowe i ka quajtur ato krejtësisht pa shije dhe të tmerrshme, duke shtuar se asnjëherë nuk do të vishte diçka të tillë.
“Nëse ju bien pantallonat, thjeshtë vendosni rrip. Për të mbajtur diçka të këtillë duhet medoemos të keni trup të hollë, përndryshe beli i trashë do t’u dalë mbi to”, ka deklaruar James-Rowe, duke shtuar se ky model është vetëm për vajzat e reja dhe trend me afat të shkurtër të kohëzgjatjes.