Edhe pse ekzistojnë shumë lloje xhinsesh duhet të dimë se çfarë na shkon dhe na përshtatet më mirë. Shpeshherë dëgjojmë se xhinset janë veshja më e rehatshme, megjithëse në shumë raste një komoditet i tillë kushton deri sa të arrihet. Ja cilat janë ato, që nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj.
Këto janë të përshtatshme për stinë dhe raste të ndryshme. Për një pamje të rastësishme kombinojini me pupa (atlete) dhe bluza me vija. Për një ngjarje më serioz, kombinojini me xhaketa dhe taka.
Një palë xhinse të bardha duhet të jenë patjetër pjesë e gardërobës suaj, Kërkoni për material të trashë, që t’ju qëndrojnë sa më mirë.
Xhinset e gjera në fund japin një ndjesi të rafinuar.
Ky stil është perfekt për një punë. Kombinojeni me bluza krem dhe këpucë të larta me rripa.
Për të kërcyer ën mbrëmje ose për të gjitha herët kur dëshironi të ndiheni si roker-e, xhinset e zeza janë për ju.
Xhaketa e lëkurës mund të jetë shumë e rëndë për shtatorin e tetorin. Zëvendësojeni me një xhaketë xhins si një alternativë perfektë. /Telegrafi/
Cover photo: Albina Maloku