Site icon Telegrafi

Xhinset për të cilat flakërohen trendëseret (Foto)

Ksenia Schnaider, siluetën e re për herë të parë e ka prezantuar në koleksionin e vet për sezonin pranverë/verë 2016, ndërkaq xhinset e pazakonshme shumë shpejt i pranuan trendëseret ukrainase.

Për Vogue-n amerikane, Schnaider ka deklaruar se si i modelimi i pjesëve nga teksasi nuk është edhe aq i thjeshtë në Ukrainë, ku ishte e detyruar të blinte xhinse Levi’s, Lee dhe Wrangler dhe t’i përdorte materialet e tyre për punimet e veta, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kjo pjesë e pazakonshme nuk do të mbetet gjatë brenda kufijve ukrainas.

Besojmë se shumë shpejt do të bëhen hit nëpër rrugët e selive kryesore të modës. /Telegrafi/

Exit mobile version