Brendi i veshjeve ‘Pretty Little Thing’ ka nxitur debat në internet për shkak të xhindeve të zeza që po i shet përmes internetit.
Në pjesën e përparme, xhinset duken normale, por në pjesën e pasme, te pjesa e vitheve, janë të shqyera, transmeton Telegrafi.
Sipas ekspertëve, kjo shqyerje te pjesa e vitheve ju mundëson ta ‘shfaqni pak lëkurën’, si dhe të dukeni më seksi.
Have they gone mad????? pic.twitter.com/QxxjeNuLJu
— notbri.sol (@Xhakaed) May 12, 2018
Megjithatë, xhinset nuk është se janë pritur edhe aq mirë në rrjete sociale, ku persona të shumtë e kanë kritikuar brendin për këto xhinse.
Por, xhinset nuk kanë pasur vetëm kritika, pasi që janë të shumta vajzat që i kanë pëlqyer xhinset duke i vlerësuar si trendi i këtij viti dhe e ardhmja e xhinseve. /Telegrafi/