Xhinset e ngushta, të cilat u “eliminuan” nga gjenerata Z mund të rikthehen në modë këtë vit.
Kështu së paku ka paralajmëruar një eksperte e modës, e cila flet për rikthimin e tyre në mesin e trendëve të veshjeve për vitin 2025.
“Në presim të shohim një kthim shumë të ngadaltë në vitin 2025 për xhinset e ngushta”, pohoi Susie Draffan.
“Ne jemi padyshim në testim të hershëm, por këtë sezon xhinset e ngushta u rritën në pasarelat Pranverë-Verë 2025 për herë të parë në vite”.
Viteve të fundit kemi parë që trendi i xhinseve të ngushta “të shuhet”.
Ndonëse paralajmërohet rikthimi i tyre, ekspertja pohon se xhinset e gjëra përsëri mbeten si dominuese. /Telegrafi/