Tri modele xhinsesh që do të jenë në modë këtë pranverë
Rroba me të cilën pothuajse nuk ka dështime në modë janë xhinset dhe këtë pranverë në modë do të jenë ato me detaje të qëndisura.
Qëndismat dhe ngjyrat i bëjnë ato krejtësisht të ndryshme dhe u japin një bukuri të veçantë, ndaj me një bluzë apo xhaketë të mirë mund të dukeni shumë trendi dhe tërheqëse, transmeton Telegrafi.
1. Xhinse me qëndisma diskrete
Nëse pantallonat janë zbukuruar me një kombinim të qëndismave në ngjyra neutrale dhe dantella, ato do të duken perfekt me një fanellë bezhë.
2. Në ngjyrat e pranverës
Të dekoruara me detaje pranverore, xhinse të tilla nuk do të lënë askënd indiferent.
3. Kominoshe xhins gjithmonë tërheqëse
Një kominoshe xhins është një nga ato gjëra që nuk del kurrë nga moda. Nëse është zbukuruar me lule të mëdha shumëngjyrëshe, do të duket veçanërisht interesante.
/Telegrafi/