Telegrafi

Xhinse nga koka tek shputat

Të vishesh me xhinse nga koka deri te shputat e këmbëve, asnjëherë nuk ka qenë veprim aq i mençur dhe elegant. Megjithatë, moda, gjithnjë e më shumë di të na befasojë dhe do të provokojë, prandaj edhe trendi i ri i vitit për pranverë/verë 2001, nuk duhet të na befasojë.

Në revytë e modës për këtë sezon, xhinse të tilla, relativisht klasike, na propozojnë Celine, gjithmonë e ndjeshmja dhe e angazhuara Stella McCartney dhe kolegu i saj amerikan Derek Lam. Për veshjet e stilit vestern është përkujdesur Thakoon, derisa kreacioni imagjinar dhe më i bukuri vjen nga laboratori i shtëpisë së modës, Valentino. /Telegrafi/